Shkolla e Matematikës

Summary

Digitime ka kënaqësinë të ju njoftojë me programin tonë të ri të trajnimit të Matematikës, i dizajnuar specifikisht për fëmijët shqip-folës që shkëlqejnë në Matematikë. Ky program unik ka për qëllim përmirësimin e aftësive të tyre matematikore përmes mësimit të udhëhequr nga 5 ekspertët tanë të Matematikës.

Nxënes nga klasa e 4-të deri në vitin e parë të gjimnazit mund të marrin pjesë, grupet do të ndahen sipas klasave.

Programi do të zgjasë 7 javë dhe do të mbulojë 32 orë mësimore për secilën klasë, ku 6 javët e para do të ketë mësim 2 herë në javë online dhe tri të shtuna ekstra me prezencë për mësim intensiv. Do të mbulojë konceptet themelore dhe të avancuara të matematikës, përfshirë operacionet aritmetike, thyesat, numrat dhjetorë, barazimet lineare, fuqitë, rrënjët katrore dhe kubike, si dhe bazat e gjeometrisë dhe algjebrës. 

Në fund të programit, para ceremonisë, nxënësit do të testohen dhe fituesit e vendeve të para do të shpërblehen me çmime të ndryshme si:  p.sh. pajisje elektronike dhe laptopë. Java e shtatë do të përfundojë me një ceremoni përfundimtare

Nuk mbaron me kaq! Për të kujtuar dhe çmuar gjithmonë fituesit tanë si dhe për të frymëzuar gjeneratat e ardhshme, do të krijojmë një "Talent Book" ku do të pasqyrojmë fituesit dhe arritjet e tyre, me fotografi profesionale të fituesve të mundësuara nga ne. Ky libër do të jetë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë komunitetin tonë.

Orari per cdo klase

 

 

Delivery Mode
   Hybrid 
Albanian   
Language
Duration
   2 months
   32   
Class Units
Price per class unit
   100
10-15   
Student Age

Learning Outcomes

  • Nxënësit do të zgjidhin probleme komplekse matematikore me strategji të ndryshme.
  • Nxënësit do të aplikojnë njohuritë matematikore në situata reale dhe të dhëna.
  • Nxënësit do të zhvillojnë mendimin kritik dhe analitik për zgjidhjen e problemeve.
  • Nxënësit do të fitojnë besim dhe autonomi në përdorimin e koncepteve të reja.
  • Nxënësit do të komunikojnë qartë dhe saktë zgjidhjet matematikore dhe idetë e tyre.

Prerequisites

  • Dashuri për Matematikën: Një pasion i thellë për të zgjidhur problemet dhe për të eksploruar botën përmes numrave dhe logjikës.
  • Dëshirë për të qënë në trend me inovacionin: Ndërtoni një të ardhme të ndritur duke qenë të edukuar rreth inovacionit teknologjik dhe shkencor.
  • Dëshirë për të mësuar shkencat: Një dëshirë për të kuptuar botën rreth nesh përmes lëndëve shkencore dhe logjikës matematikore.
  • Dëshirë për bursa dhe mundësi akademike: Përkushtimi ndaj matematikës mund t'ju hapë dyert drejt bursave dhe mundësive të shkëlqyera akademike.
  • Ambicje për sukses: Njohja e Matematikës do të forcojë aftësitë tuaja analitike dhe do të ju ndihmojë të keni sukses në çdo fushë të zgjedhur në të ardhmen.

Why you should apply?

Mos e humbisni këtë mundësi për të dhënë fëmijës tuaj një avantazh në matematikë. Regjistrohuni tani për të siguruar një vend në programin tonë. Klikoni "APPLY" për të aplikuar.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në info@digi-time.org ose në rrjetet tona sociale:

The course includes

Downloadable content
Official certificate
Online quizzes
Assignments
Instructor support

Instructors

inst
Arlind Jakupi
Title: Math Professor
Arlind Jakupi has 10 years of experience as a teacher and mentor in math, working with elementary, middle school, and university students in different fields of math. Through the years he had the opportunity to work with some of the best students in Macedonia, achieving some of the best results at the Math National Olympiad level. Has attended academic conferences as a presenter and co-author of scientific work.
inst
Ilir Demiri
Title: Profesor i Matematikës
Profesor i matematikës, me përvojë shtatëvjeçare në mësimdhënie. Si trajnues për përgatitjen e nxënësve për olimpiada, ka një çmim të dytë, një të tretë dhe dy lëvdata në garat republikane të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të RMV; ndërsa në garat mbarëshqiptare të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, KAMO, ka arritur një medalje të artë, dy të argjendtta, një të bronztë dhe tri mirënjohje nderi dhe një vend të dytë në garat mbarëshqiptare (Shqipëri, Kosovë, Preshevë, RMV, Mal i Zi), të organizuara nga revista Plus. Ai jeton me shpresën që një ditë nxënësit e tij t’i shoh në majat më larta, që të gëzohet që ishte njëra nga rrënjat.
inst
Shpëtim Rexhepi
Title: Profesor i Matemaikës
Shpëtim Rexhepi është profesor inordinar i matematikës, në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, me përvojë pesëmbëdhjetëvjecare në mësimdhënie. Është autorë i gjashtë librave ku dy prej tyre janë libra për përgaditje për gara nga fusha e Teorisë së numrave si dhe Jobarazimeve. Është autor i mbi 30 punimeve shkencore të rezenzura nga revista ndërkombëtare, ku disa janë me impakt faktori. Është recenzent dhe anëtarë i bordit editorial të disa revistave ndërkombëtare. Nga 2009-2013 ka qenë profesor ne gjimnazin e Gostivarit, kurse nga 2008-2013 trajnues i nxënësve te kolegjit turk,,Jahja Kemal,, në Gostivar për olimpiadë matematike. Si trajnues për përgatitjen e nxënësve për olimpiada, ka çmime të ndryshme në garat republikane të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të RMV; ku disa prej nxënësvë kanë marrë pjesë dhe gara ballkanike si dhe ato internacionale.
inst
Nevabi Sali
Title: Profesor i Matematikës
Profesor i matematikës me 7 vite eksperiencë si mësimdhënës. Studimet i kam kryer në Universitetin e Tetovës. Jam angazhuar në përmirësimin e aftësive matematikore të nxënësve dhe kam arritur suksese të shkëlqyera në garat e matematikës me nxënësit e mij. Me një pasion të thellë për të mësuar dhe për të ndihmuar studentët, kontribuoj në zhvillimin e tyre si intelektualë dhe profesionistë të ardhshëm. Gjatë karrierës sime, jam fokusuar në ndërtimin e një mjedisi mësimor frytdhënës dhe të inkurajojë përfaqësimin e suksesshëm të studentëve në fushën e matematikës, duke realizuar edhe punime shkencore pedagogjike me bashkautor pedagog.
inst
Mevludin Dauti
Title: Mësues i Matematikës
Mevludin Dauti është mësues i matematikës me mbi 10 vjet përvojë, i përkushtuar për t’i bërë matematikën të lehtë dhe të kuptueshme për nxënësit. Ai u mëson jo vetëm se si të zgjidhin probleme, por edhe rëndësinë dhe aplikimet e koncepteve matematikore. Ka një diplomë master në matematikë të aplikuar nga Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup dhe është profesor i diplomuar në matematikë nga Universiteti i Tetovës. Me përvojë të gjerë në mësimdhënie nga shkolla fillore deri në përgatitjen universitare, ka mentoruar fitues të olimpiadave matematikore dhe ka prezantuar punime në konferenca të ndryshme shkencore.
inst
Zehra Ebibi
Title: Profesoreshë e Matematikës
Shkollën e mesme e ka përfunduar në Gjimnazin e Gostivarit, ku u zgjodh nxënësja e gjeneratës. Gjatë asaj kohe, ka mar pjesë në gara të matematikës të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Maqedonisë, që nxiti pasionin për matematikën. Studimet universitare i kreu në Matematikë Teorike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, ku u zgjodh studentja e gjeneratës me mesatare 9.58. Aktualisht, ndjek studimet master në Matematikë të Aplikuar dhe punon si asistente në Universitetin e Evropës Juglindore.
inst
Egzona Iseni
Title: Profesoreshë e Matematikës
Egzona Iseni është profesoreshë e matematikës, ligjëruese në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, me përvojë dymbëdhjetëvjeçare në mësimdhënie. Ajo është autore e tre librave dhe disa punimeve shkencore të botuara në revista ndërkombëtare. Gjithashtu, është recensente dhe anëtare e bordit editorial të disa revistave ndërkombëtare. Nga viti 2012 deri në vitin 2016, ka qenë mësuese në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Gostivar, ndërsa nga viti 2011 deri në vitin 2018, ka punuar si asistente part-time në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Si trajnere për përgatitjen e nxënësve për olimpiada, ajo ka fituar çmime të ndryshme në garat e organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të RMV, dhe disa prej nxënësve të saj kanë marrë pjesë në gara ballkanike dhe ndërkombëtare.