Shkolla e Matematikës - Në Vazhdimësi

Summary

Nga suksesi i madh i vitit kaluar me Shkollën e Matematikës, do të krijojmë grupe të reja për secilën klasë, ku do të mësoni materialin shkollor në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar, për ta përvetësuar në tërësi.

Nxënës nga klasa e 4-të deri në vitin e parë të gjimnazit mund të marrin pjesë, grupet do të ndahen sipas klasave.

Ky program do të mbulojë konceptet themelore të matematikës, përfshirë operacionet aritmetike, thyesat, numrat dhjetorë, barazimet lineare, fuqitë, rrënjët katrore dhe kubike, si dhe bazat e gjeometrisë dhe algjebrës.

Të gjitha mësimet e rregullta zhvillohen përmes Sistemit të Menaxhimit të Mësimit (LMS) të Digitime, duke siguruar që fëmija juaj të marrë përvojën më të mirë të mësimit nga komoditeti i shtëpisë.

Orari ynë përfshin orë mësimore që mbahen rregullisht një herë në javë online dhe sesione me prezencë fizike disa të shtuna për përgatitje më intensive.

 

Risi në Shkollën e Matematikës

2 Sessione mbi aftësitë e buta

  • Menaxhimi i Stresit: Si të përballoni presionin dhe të ruani qetësinë në situata stresuese, si për shembull në testim.
  • Menaxhimi i Kohës: Si të planifikoni dhe të organizoni kohën tuaj në mënyrë efikase, për të përmbushur detyrat dhe qëllimet, duke ruajtur një balancë të shëndetshme mes mësimeve dhe aktiviteteve të tjera.
  • Aftësi Organizative: Shpërndani detyrat dhe krijoni një sistem të organizuar për të arritur më shumë.
  • Zgjidhja e Problemeve në mënyrë të zbërthyer: Mësoni si të analizoni dhe të zgjidhni probleme në mënyrë të strukturuar.

Mentorim nga Nxënësit me Eksperiencë të Digitime 

Nxënësit e Shkollës së Matematikës do të kenë mundësinë të përfitojnë nga mentorimi i nxënësve të mëparshëm të digitime me përvojë, të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë arritur rezultate të larta në gara matematikore. Ata do të ndajnë këshilla praktike, strategji dhe teknika për përgatitje në olimpiadat rajonale dhe ndërkombëtare.

Profesorë të ftuar specialë

Do të kemi të ftuar profesorë të njohur nga fusha e matematikës që do të mbajnë sesione të veçanta. Këto leksione do të zhvillohen në anglisht dhe do të kenë një tarifë shtesë, pra nuk do të jenë në kuadër të Shkollës së Matematikës. Detajet për to do të ndahen më vonë.

Aplikimet mbyllen më 15.09.2025.

Klikoni "APLIKO TANI" ose telefononi në +389 75 432 279/ +389 76 853 712 në Viber për të siguruar vendin tuaj!

Delivery Mode
   Hybrid 
Albanian   
Language
Duration
   8 muaj
   64   
Class Units
Price per class unit
   50
10-15   
Student Age

Learning Outcomes

  • Përvetësimi i temave bazë të Matematikës.
  • Zhvilloni arsyetimin logjik dhe aftësitë kritike të të menduarit.
  • Përdorni konceptet hyrëse të algjebrës për përgatitje në tema më të avancuara.
  • Përmirësimi i performancës akademike.
  • Zhvillimi i aftësive të buta si menaxhimi i stresit gjatë provimeve dhe kohës në mënyrë efikase.
  • Vetëbesim për gara.
  • Përfitoni nga mentorimi i nxënësve më me përvojë për të mësuar nga përvojat e tyre.

Prerequisites

  • Dashuri për të zgjidhur problemet dhe për të eksploruar botën përmes numrave dhe logjikës.
  • Dëshirë për të qënë të edukuar rreth inovacionit teknologjik dhe shkencor.
  • Dëshirë për të kuptuar botën rreth nesh përmes lëndëve shkencore dhe logjikës matematikore.
  • Dëshirë për të hapur dyert drejt bursave dhe mundësive të shkëlqyera akademike.
  • Ambicje për sukses.

Why you should apply?

Mos e humbisni këtë mundësi për të pasur një avantazh në matematikë. Regjistrohuni tani për të siguruar një vend në programin tonë. Klikoni "APPLY" për të aplikuar.

Për më shumë informacion, na kontaktoni në info@digi-time.org ose në rrjetet tona sociale:

The course includes

Downloadable content
Official certificate
Online quizzes
Assignments
Instructor support

Instructors

inst
Arlind Jakupi
Title: Math Professor
Arlind Jakupi has 10 years of experience as a teacher and mentor in math, working with elementary, middle school, and university students in different fields of math. Through the years he had the opportunity to work with some of the best students in Macedonia, achieving some of the best results at the Math National Olympiad level. Has attended academic conferences as a presenter and co-author of scientific work.
inst
Nevabi Sali
Title: Profesor i Matematikës
Profesor i matematikës me 7 vite eksperiencë si mësimdhënës. Studimet i kam kryer në Universitetin e Tetovës. Jam angazhuar në përmirësimin e aftësive matematikore të nxënësve dhe kam arritur suksese të shkëlqyera në garat e matematikës me nxënësit e mij. Me një pasion të thellë për të mësuar dhe për të ndihmuar studentët, kontribuoj në zhvillimin e tyre si intelektualë dhe profesionistë të ardhshëm. Gjatë karrierës sime, jam fokusuar në ndërtimin e një mjedisi mësimor frytdhënës dhe të inkurajojë përfaqësimin e suksesshëm të studentëve në fushën e matematikës, duke realizuar edhe punime shkencore pedagogjike me bashkautor pedagog.
inst
Mevludin Dauti
Title: Mësues i Matematikës
Mevludin Dauti është mësues i matematikës me mbi 10 vjet përvojë, i përkushtuar për t’i bërë matematikën të lehtë dhe të kuptueshme për nxënësit. Ai u mëson jo vetëm se si të zgjidhin probleme, por edhe rëndësinë dhe aplikimet e koncepteve matematikore. Ka një diplomë master në matematikë të aplikuar nga Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup dhe është profesor i diplomuar në matematikë nga Universiteti i Tetovës. Me përvojë të gjerë në mësimdhënie nga shkolla fillore deri në përgatitjen universitare, ka mentoruar fitues të olimpiadave matematikore dhe ka prezantuar punime në konferenca të ndryshme shkencore.
inst
Zehra Ebibi
Title: Profesoreshë e Matematikës
Shkollën e mesme e ka përfunduar në Gjimnazin e Gostivarit, ku u zgjodh nxënësja e gjeneratës. Gjatë asaj kohe, ka mar pjesë në gara të matematikës të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Maqedonisë, që nxiti pasionin për matematikën. Studimet universitare i kreu në Matematikë Teorike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, ku u zgjodh studentja e gjeneratës me mesatare 9.58. Aktualisht, ndjek studimet master në Matematikë të Aplikuar dhe punon si asistente në Universitetin e Evropës Juglindore.